Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

30 vite nga ribashkimi i Gjermanisë, Kurti: Provë se bashkimi kombëtar nuk sjell destabilizim

Nga A2 CNN
3 Tetor 2020, 15:21 | Kosova
30 vite nga ribashkimi i Gjermanisë, Kurti: Provë se bashkimi

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përfitoi nga urimi për 30-vjetorin e ribashkimit të Gjermanisë, për të mbështetur edhe një herë tezën e tij për bashkim kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Sot ua uroj të gjithë gjermanëve ditën e Bashkimit të Gjermanisë. Ua uroj edhe bartësve të institucioneve, Kancelares, Ambasadorit në Kosovë dhe Kryetarit të SPD-së. Gjermania është shembull e model, për zhvillim përmes punës e dijes, përmes ndershmërisë e shtetit. E po ashtu, për neve shqiptarët, është model që mbështet argumentin se bashkimi kombëtar nuk sjell destabilizim, por balancim, zhvillim, demokratizim e paqe”, shkruan Kurti në Facebook.

“Shumë vende perëndimore e fqinje ishin të shqetësuara atëbotë, dhe kundërshtuan bashkimin e dy Gjermanive. Por sot të gjithë janë të kënaqur me Gjermaninë, lokomotivë e BE-së, garantuese e të drejtave të njeriut dhe demokracisë, promovuese e marrëdhënieve të mira mes shteteve. Tetori, i shenjtë për gjermanët, fillon me ditën e tyre, nëntori i shenjtë për ne, mbaron me ditën tonë”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani