Aktori i famshëm sulmohet papritur në mes të rrugës

1 1100x620

Aktori, Rick Moranis, i njohur për rolet e famshme në “Ghostbusters” dhe “Honey, I Shrunk the Kids”, u sulmua krejt papritur nga një i panjohur ndërsa po shëtiste në Upper West Side të New York City.

Sulmi ndodhi në mes të ditës, pak para orës 7:30 të mëngjesit në Central Park West, tha Departamenti i Policisë i Nju Jorkut.

Videoja e marrë nga kamerat e sigurisë përreth tregon të dyshuarin duke ecur drejt aktorit 67-vjeçar, dhe duke e goditur atë në kokë, derisa ai u rrëzua.

Avokatët e aktorit konfirmuan sulmin por thanë se gjendja shëndetësore e Moranis është e mirë.

“Ai është mirë, dhe mirënjohës për mendimet dhe urimet e të gjithëve,”u shprehën ata.

Sipas raportit të policisë, Moranis kishte dhimbje në kokë dhe në shpinë, ndërsa i dyshuari që u largua duke ecur krejt i qetë në këmbë nuk është identifikuar ende.