Brenda suitës presidenciale ku Trump do të trajtohet me remdesevir dhe antitrupa eksperimentalë

Presidenti amerikan, Donald Trump, do të jenë nën kujdesin e 7000 personave që janë staf i Qendrës Kombëtare Mjekësore “Walter Reed”, spitali ushtarak ku ai po trajtohet pasi u diagonstikua me Covid-19.

Trump do të qëndrojë në suitën presidenciale, një pjesë luksoze e kompleksit me 88 godina. E njohur si Pavioni 71, suita është një prej gjashtë dhomave të veçanta që i janë rezervuar zyrtarëve të lartë ushtarakë dhe pjesëtarëve të kabinetit të Shtëpisë së Bardhë. Ajo është e pajisur me mjete mbrojtëse dhe telekomunikimi në mbështetje të punës së presidentit, thotë Admirali Connie Mariano, i cili ka qenë mjeku i presidentëve George H.W. Bush dhe Bill Clinton, si dhe ka qenë drejtor i Njësisë Mjekësore të Shtëpisë së Bardhë. Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti do të punojë nga ajo dhomë për disa ditë, por fakti që është shtruar në spital lë të kuptojë se ai nuk është në gjendje edhe aq të mirë.

Spitali është fare pranë një qendre kërkimore në Merilend, ku shkencëtarët punojnë për gjetjen e vaksinave, si ajo kundër Covid-19, por ka edhe një histori të errët. Në vitin 2007 disa pjesëtarë të ekipit mjekësor u akuzuan për neglizhencë pasi disa ushtarë humbën jetën pasi ishin duke u kuruar aty.

Megjithatë, duke qenë se është një spital ushtarak, dhe u shërben figurave drejtuese më të larta të shtetit, kompleksi është ndër më modernët dhe luksozët në vend. Ai ndodhet vetëm 14,5 kilometra larg Shtëpisë së Bardhë, megjithatë i ofron mundësinë presidentit të kryejë çdo funksion nëse është në gjendje, sigurisht.