Ergys Kaçe ndryshon sërish ekip

kaceeee 1100x620

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe, ka ndryshuar sërish ekip, por ka mbetur në futbollin grek.

27-vjeçari është zyrtarizuar te skuadra e Arisit të Selanikut, e cila aktualisht udhëheq renditjen në Greqi me 7 pikë, pas 3 javëve të para.

Kaçe ishte pjesë e skuadrës së AEL në sezonin e kaluar, por pa lënë shumë gjurmë, pasi u dëmtua disa herë.

“Po vij në një ekip të madh. Jam i lumtur të vazhdojë karrierën këtu. Premtoj se do të jap 100% për të justifikuar besimin e klubit te mua”, janë fjalët e para të korçarit me skuadrën e tij të re.