Kim Jong Un i shkruan Presidentit Trump pas infektimit me Covid-19

1159161658.jpg.0 1100x620

Vazhdojnë mesazhet në mbështetje të presidentit amerikan, Donald Trump, pas diagnostikimit me koronavirus. Udhëheqësi I Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i ka dërguar një “përshëndetje të ngrohtë” dhe një mesazh kortezie kreut të Shtëpisë së Bardhë. Sipas mediat publike koreano-veriore, KCNA, Kim thotë se shpreson sinqerisht që Trump dhe Zonja e Parë të shërohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndërkohë, urime të tilla i janë dërguar çiftit presidencial amerikan edhe nga liderë të shumtë botërorë. Nga kryeministri britanik, Boris Johnson, te presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, të gjithë i kanë uruar shërim të shpejtë.