Lana Del Rey “sfidon” virusin me maskë rrjete, “lumë” kritikash

Maska vlerësohet si nga mbrojtësit më të mirë ndaj përhapjes së koronavirusit dhe këshillohet me ngulm nga mjekët. Megjithatë, shumë persona janë duke e përdorur atë edhe si një aksesor për t’u dukur bukur.

Rasti i fundit është këngëtarja Lana Del Rey, e cila ka marrë një “lumë” kritikash pas paraqitjes së saj të premten në Los Angeles.

Këngëtarja 35-vjeçare kishte vendosur në fytyrë një rrjetë, të ngjashme me një maskë, ndërsa nuk kurseu as foto me fansat e saj.

Menjëherë pas publikimit të fotove vërshuan edhe kritikat ndaj saj. Shumë e quajtën atë të papërgjegjshme, pasi ishte në rrezik për veten, por edhe të tjerët.

Reagimi ndaj mijëra komentuesve erdhi nga motra e këngëtares, e cila argumentoi se Lana Del Rey ishin më shumë se 6 metra larg personave të tjerë, ndërsa ishte testuar negative para eventit ku mori pjesë.