Mayweather tallet me McGregor, ndërsa thotë se për 300 mln dollarë do të ndeshej sërish

Pas lajmeve se Manny Pacquiao është i gatshëm të ngjitej në ring kundër yllit të luftimeve të UFC, Conor McGregor, ka reaguar edhe i pamposhturi Floyd Mayweather.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, kampioni i boksit, i cili e mposhti irlandezin në vitin 2017, është shprehur i gatshëm të ndeshjes sërish me të, por këtë do ta bënte vetëm për 300 milionë dollarë, ndërsa nuk ka kursyer edhe ironinë dhe talljet ndaj Conor McGregor.

“A do të ndeshesha për 300 milionë dollarë? Absolutisht. Në të njëjtën mënyrë, me të njëjtat kushte. Conor McGregor nuk mund të godasë me grusht. Ai nuk di ta bëjë këtë. Unë as nuk e mbaj mend. Në ndeshjen ndaj tij, unë jam argëtuar. Kishte një goditje shumë të butë.

E dini pse e mbaj mend atë? Sepse nuk kam marrë asnjë goditje serioze”, ka thënë 43-vjeçari.

Ndërkohë, Manny Pacquiao është shprehur i gatshëm për duel me irlandezin, por ende nuk ka një datë për përballjen e tyre.