Mesazhi gjerman: Më 25 prill duhen zgjedhje të lira, të ndershme e të paqta

zingrav tetori gjerman frame 1257 1100x620

Ambasadori gjerman në Tiranë, Pter Zingraf, thekson dhe një herë rëndësinë që ka realizimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme në mënyrë që Shqipëria të avancojë në familjen europiane. 25 prilli, tha Zingraf, është me rëndësi qendrore për të ardhmen politike të vendit, duke kërkuar frymë gjithëpërfshirëse sipas marrëveshjes së 5 qershorit. Keto mesazhe ambasadori gjerman i dha ndërsa festohej 30 vjetori i Bashkim Gjerman.

“Kushtet që këshilli i BE-së i ka vënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj, u përgatit që vitin që shkoi nga Bundestagu gjerman dhe u pranua njëzëri në vend si udhërrëfyes, për kalendarin shqiptar të reformave. Përmbushja e kushteve është në interes thelbësor të vetë shqiptarëve për formësimin e të ardhmes së vendit të tyre. Ndaj u bëj thirrje të gjithë atyre që mbajnë përgjegjësi politike, si dhe të gjitha institucioneve relevante, të zbatojnë së bashku këtë prioritet kombëtar dhe të çojnë përpara reformat në mënyrë të vendosur e të besueshme. Vetëm kështu njerëzit do të mund të rifitojnë besimin e nevojshëm në politikë dhe drejtësi. Zgjedhjet e lira, të ndershme dhe të qarta në datën 25 prill 2021 janë me rëndësi qendrore për të ardhmen politike të vendit, i cili është para sfidash të rëndësishme: rindërtimi pas tërmetit, menaxhimi i pasojave të koronavirusit, nisja dhe formësimi i bisedimeve të anëtarësimit me BE-në. Ndaj hapat e mëtejshëm në zbatim të marrëveshjes mbi Kodin Zgjedhor të arritur në Këshillin Politik më datën 25 qershor duhet të vijojnë më tej në një frymë konstruktive gjithëpërfshirëse”, tha Zingraf.