Ministri serb: Porti i Durrësit për Kosovën, hap për “Shqipërinë e Madhe”. Rama i thotë Vucicit: Shpresoj të jetë meme

shqiperi kosove mbledhje 2 tetor 1100x620

Ministri serb i Mbrojtjes, Alexandar Vulin, e quajti provokim dhe tjetër përpjekje për “Shqipërinë e Madhe”, vendimin e shpallur të premten pas takimit mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës për shndërrimin e portit të Durrësit në “de facto” port të Kosovës.

“Duke deklaruar se porti i Durrësit do të jetë i Kosovës, Edi Rama vijoi në punën e tij për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Deri tani, Bashkimi Europian ka qëndruar i heshtur dhe nuk do të ndërmarrë asnjë veprim. Shqiptarët lejohen të bashkohen dhe të marrin territoret e popujve të tjerë, por serbët nuk lejohen të bashkohen edhe brenda vendit të tyre. Kjo është përsëritja e gënjeshtrës që “Shqipëria e Madhe” është një Shqipëri natyrale dhe serbët e bashkuar janë kërcënim për paqen”, tha ministri Vulin në një deklaratë “Shqipëria e Madhe është shpallja e një fatkeqësia të madhe, që do të sjellë shkatërrimin e shteteve e kombeve më Ballkan. Vetëm serbët e bashkuar mund të ndalin “Shqipërinë e Madhe” dhe sa më shpejt të bashkohemi institucionalisht, aq më shpejt do të nisë koha e paqes në Ballkan”.

Duke shpërndarë këtë deklaratë të ministrit Vulin, kryeministri Rama ironizoi në Tëitter me presidentin serb, Alexandar Vucic. “E vërtetë është kjo? Apo një meme që tallet me trutharët dhe gojëligët që i kanë mbajtur rajonin tonë në errësirë për shekuj me radhë?”, shkroi Rama. “Shpresoj shumë që të jetë meme, përndryshe do të ishte një spektakël i shëmtuar i një mendimi mjeran që ju duhet ta dënoni pas asnjë dyshim!”.