Napoli nuk niset drejt Torinos, në dyshim sfida me Juventusin

juve napoli 600x338

Rastet pozitive me koronavirus kanë bërë që Napoli të mos niset drejt Torinos, ku nesër është parashikuar ndeshja në “Allianz Stadium”, përballë kampionëve në fuqi të Juventus.

Skuadra e Gattuso në fakt është bllokuar me vendim të rajonit të Campanias pas rastit të dytë pozitiv me Covid-19, të Elmas, pas atij të Zielinski.

Në fakt Napoli pritet t’i nënshtrohet një tjetër testimi nesër përpara ndeshje dhe pas kësaj të gjithë lojtarët që luajnë në kombëtare do të shpërndahen në ekipet e tyre, ndërsa pjesa tjetër do t’i nënshtrohet testimeve të mëtejshme të martën.