Ndeshjet finale, Lakers mposht Miami Heat për herë të dytë

basket 1100x620

Skuadra e Lakers hodhi një tjetër hap të rëndësishëm drejt titullit kampion në basketbollin amerikan.

Ekipi nga Los Angeles gjunjëzoi për të dytën ndeshje me radhë Miami Heat në serinë e ndeshjeve finale ku kampion shpallet skuadra e cila arrin e para 4 fitore.

Edhe njëherë dyshja LeBron James dhe Anthony Davis ishin të papërmbajtshëm, me 33 dhe 32 pikë përkatësisht ndërsa udhëhoqën Lakers drejt suksesit 124-114. Miami-t, tashmë i duhet një përmbysje e madhe për arritur te titulli. Finalja e tretë luhet këtë të hënë.