Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Niset me helikopter për në spital, si paraqitet gjendja shëndetësore e Presidentit Trump

Nga A2 CNN
3 Tetor 2020, 09:27 | Bota

Më pak se 24 orë pasi pohoi se ai dhe Zonja e Parë, Melania Trump, ishin diagnostikuar me koronavirus, Presidenti amerikan, Donald Trump, doli ngadalë nga Shtëpia e Bardhë për t’u ngjitur në një helikopter që e çoi në qendrën mjekësore ushtarake “ Walter Reed".

Pak para mesnatës, mjeku i Presidentit, Dr. Sean Conley, dha detaje mbi gjendjen shëndetësore të Trump, duke thënë se ai po ia dilte mirë, nuk po merrte oksigjen shtesë dhe si masë paraprake kishte përdorur dozën e parë të Remdesivir, e cila ka përshpejtuar kohën e rikuperimit për disa pacientë me koronavirus.

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë,  shtoi se kishte rekomanduar lëvizjen e Presidentit nga Shtëpia e Bardhë në Walter Reed, pas një konsultimi me specialistë.

Megjithatë ky vendim, shënon një kthesë të fortë nga deklarata që Conley bëri të premten herët kur ai konfirmoi për herë të parë diagnozën Covid-19, të Trump dhe zonjës së parë Melania Trump dhe ku u shpreh se çifti do të qëndronte në Shtëpinë e Bardhë gjatë procesit të rikuperimit.

Rreth së njëjtës kohë, vetë Preisidenti Trump bëri një Twitter ku shkroi: “Mendoj se po shkon mirë! Faleminderit të gjithëve. Dashuri!"

https://youtu.be/vXOT2CgWmtw

Diagnoza e Trump, e pasuar nga lëvizja e tij në Walter Reed, ku Shtëpia e Bardhë tha se ai planifikon të qëndrojë dhe të punojë për "ditët e ardhshme",  paraqet kërcënimin më serioz shëndetësor për presidencën e SHBA-së, prej kohës së Ronald Reagan.

Nga ana tjetër, Zonja e Parë, Melania Trump, ka kollë dhe dhimbje koke por do të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë. Por mosha e të shoqit, gjinia e tij dhe fakti që ai është klinikisht obez e vë atë përballë një rreziku më të madh të komplikimeve nga virusi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani