Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Një muaj larg zgjedhjeve, çfarë ndodh nëse Trump bëhet i paaftë ose ndahet nga jeta?

Nga A2 CNN
3 Tetor 2020, 13:20 | Bota
Një muaj larg zgjedhjeve, çfarë ndodh nëse Trump

Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump, rezultuan pozitiv me Covid-19. Më pak se 24 orë pas lajmit, Trump, doli nga Shtëpia e Bardhë për t’u ngjitur në një helikopter që e çoi në qendrën mjekësore ushtarake “ Walter Reed”.

Por çfarë ndodh nëse Presidenti sëmuret rëndë dhe e ka të pamundur të përmbushë detyrën e tij?

Amerika ka udhëzime specifike si në Kushtetutë ashtu edhe në ligjin federal që diktojnë se kush e drejton Shtëpinë e Bardhë, nëse Trump nuk mund të bëjë punën e tij.

Hapi i parë është përcaktimi se një President është i paaftë, dhe në këtë pikë ka shumë paqartësi. Sipas amendamentit të 25-të, ai mund ta bënte këtë përcaktim vetë me një letër drejtuar Senatit, dhe më pas t'ia dorëzonte pushtetin Zëvendës Presidentit Mike Pence, i cili më pas do të qeveriste derisa Trump të informonte Senatin se do merrte përsëri pushtetin.

https://youtu.be/vXOT2CgWmtw

Ronald Reagan e bëri këtë kur hoqi polipet kancerogjene nga zorra e trashë dhe George W. Bush e bëri dy herë kur bëri kolonoskopi.

Amendamenti 25 ka një tjetër klauzolë që mund të merret në konsideratë. Nëse Presidenti është i paaftë në atë shkallë sa nuk mund të dorëzojë vetë pushtetin, zv. Presidenti dhe shumica e Kabinetit, munden teknikisht, ta marrin atë prej tij. Nese zv.presidenti dhe një shumicë e Kabinetit nuk bien dakord, një mazhorancë e Kongresit dhe Senati mund të votojnë. Kjo klauzolë, në fakt kishte në fokus një President që është në koma ose goditet nga një infarkt.

Por kur jemi vetëm 31 ditë larg nga zgjedhjet, çfarë ndodh nëse një kandidat i zgjedhjeve Presidenciale është i paaftë ose ndahet nga jeta?

Partia Republikane ka 168 anëtarë, tre nga secili shtet, plus tre nga gjashtë territore. Rregullat e Partisë parashikojnë që të tre anëtarët nga secili shtet të japin të njëjtin numër votash që shteti ose territori i tyre ka të drejtë për në kongresin e emërimit të partisë.

Republikanët mund të bien dakord shpejt për një kandidat zëvendësues, por nëse jo, gara brenda Partisë mund të bëhet jashtëzakonisht e fortë. Në një farë kuptimi, kjo është pjesa më e lehtë, duke pasur parasysh sa afër është procesi zgjedhor.

Nëse do të kishte kohë të mjaftueshme, partia do të kërkonte të vendoste emrin e kandidatit të saj të ri në fletët e votimit në secilin shtet. Shtetet kanë afate të ndryshme kur partitë duhet të certifikojnë kandidatët e tyre për të votuar dhe ato data kanë kaluar. Në teori, Republikanët mund të shkojnë në gjykatë për të kërkuar një urdhër që e lejon atë të ndryshojë emrin e kandidatit të saj. Por përsëri nuk do të kishte kohë të mjaftueshme për të ribotuar fletët e votimit. Kështu që, Presidenti Trump me siguri do të mbetet në votim, pavarësisht se çfarë do të ndodhë.

Kjo përbën dhe skenarin më kritik dhe më kompleks. Supozojmë se Trump fiton zgjedhjet, edhe nëse është i paaftë, ose bëhet i paaftë pas zgjedhjeve, por para Ditës së Përurimit.

Votat për president janë hedhur, natyrisht, në Kolegjin Zgjedhor. Çështja do të ishte se si një zgjedhës duhet ose mund të hedhë votën e tij nëse presidenti fiton shtetin e tyre por nuk mund të shërbejë.

Në disa shtete, zgjedhësit nuk janë të detyruar ligjërisht të votojnë për kandidatin i cili ka fituar shtetin e tyre, megjithëse natyrisht, kjo është ajo që ata bëjnë në praktikë. Në të vërtetë, disa ligje shtetërore parashikojnë shprehimisht që zgjedhësit kanë diskrecion në këtë situatë. Zgjedhësit republikanë në ato shtete do të votonin më shumë për kandidatin që Partia Republikane ka paraqitur për të zëvendësuar presidentin. Zgjedhësit në çdo shtet (për kandidatin demokrat Joe Biden ose Trump) ka të ngjarë të jenë besnikë të fortë të Partisë.

Por një numër shtetesh i detyrojnë ligjërisht, zgjedhësit e tyre për të votuar për kandidatin i cili ka fituar votën popullore të shtetit. Këto ligje kanë një boshllëk: ato nuk parashikojnë atë që zgjedhësit mund ose duhet të bëjnë nëse Trump fiton shtetin e tyre por nuk mund të shërbejë.

Pikëpamja logjike është që edhe nëse zgjedhësit janë të detyruar zyrtarisht të votojnë për kandidatin e vdekur ose të paaftë, ata do të shkojnë përpara dhe do të votojnë për kandidatin që Partia ka identifikuar për të zëvendësuar presidentin, nëse ai nuk mund të shërbejë.

Si për ironi të fatit, Gjykata e Lartë kohët e fundit adresoi këtë ngërç ligjor por pa e zgjidhur atë.

Përfundimi është që nëse gjerat marrin rrjedhë fatale, Republikanët do të përcaktojnë se kush do të ishte kandidati zëvendësues. Dhe zgjedhësit republikanë në shtetet që presidenti fiton, sepse ai mbetet në votim, ka shumë të ngjarë të ndjekin rekomandimin e Partisë.

Një mundësi e fundit për të menduar është nesë Republikanët ndahen thëllë dhe nuk bashkohen rreth një kandidati të vetëm zëvendësues. Në atë rast, Dhoma do të zgjidhte presidentin në mesin e tre votuesve më të mirë në Kolegjin Zgjedhor. Në atë proces, secili delegacion shtetëror merr një votë.

Sigurisht, këto skenarë mbeten mundësi shumë të largëta. Por këto dhe pyetje të ngjashme mund të mbizotërojnë në diskutimet publike për disa kohë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli