OBSH: Kundërpërgjigja ndaj pandemisë të fuqizohet

1 15 1100x620


Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje shteteve që të shtojnë masat për të frenuar përhapjen e pandemisë koronavirus.

Drejtori i përgjithshëm, Tedros Adhanom Gebrejesus, thotë se liderët duhet të sigurojnë mbrojtje për punonjësit e shëndetësisë dhe të shpëtojnë jetë.

“Me një udhëheqje të fortë, strategji të qarta dhe gjithëpërfshirëse, dhe një komunikim të qëndrueshëm, dhe një popullsi të angazhuar, të fuqizuar dhe të mundësuar, nuk është kurrë vonë për të ndryshuar rrjedhën. Ne i bëjmë thirrje secilit udhëheqës të forcojë kundërpërgjigjen, të vendosë masat e synuara, ta cila I dijmë se mund ta frenojnë përhapjen, të sigurojë që sistemet shëndetësore dhe punëtorët të mbrohen dhe të shpëtojë jetë.”, u shpreh, kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Gebrejesus.