Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Pandemia në SHBA, afro 4 milionë njerëz humbën punën përgjithmonë

Nga A2 CNN
3 Tetor 2020, 11:38 | Bota
Pandemia në SHBA, afro 4 milionë njerëz humbën punën

Ka prova në rritje se pandemia po i jep një goditje të fortë ekonomisë amerikane, me miliona vende pune që zhduken përgjithmonë.

Numri i njerëzve të klasifikuar si humbës të përhershëm të vendeve të tyre të punës, u rrit me 345,000 në Shtator.

Departamenti i Punës deklaroi se përqindja e amerikanëve të papunë të përhershëm u rrit në 35.6% në shtator, nga vetëm 11.1% në prill.

Kjo do të thotë se ata që shpresonin se kishin humbur punën për pak kohë, e kanë humbur atë në mënyrë të përhershme ndërsa bizneset mbyllen dhe ulin kostot.

Sipas ekspertëve të fushës, rritja e amerikanëve që kanë humbur punën përgjithmonë ofron prova të zymta të efekteve të shkaktuara nga kriza shëndetësore e pandemisë Covid.

“Është një shenjë ogurzezë," tha Austan Goolsbee, ish këshilltar ekonomik i Presidentit Obama për CNN.

Lajmi i mirë është se Shtetet e Bashkuara kanë rikuperuar me shpejtësi më shumë se gjysmën e vendeve të punës të humbura gjatë pandemisë. Lajmi i keq është se rimëkëmbja e tregut të punës po humbet vrullin.

Vetëm në javët e fundit, kompanitë kryesore duke përfshirë Disney (DIS), gjigandin e sigurimeve AllState (ALL) dhe Raytheon Technologies (RTN) kanë njoftuar secila mijëra pushime nga puna.

Sakaq, e enjtja shënoi ndoshta ditën më të keqe në pushimet nga puna në historinë e aviacionit. American Airlines (AAL) dhe United Airlines (UAL) njoftuan planet për të shkurtuar një total prej 32,000 vendeve të punës."

Analistët e ekonomisë thonë se humbje e përhershme të vendeve të punës do të japin efektin e tyre. Njerëzit e papunë mund të ndalojnë shpenzimet dhe ka rrezik të mbeten prapa në pagesat e faturave. Shpresa e vetme është që ata që tani klasifikohen si të papunë të përhershëm do të mund të punësohen diku tjetër.

A2 CNN Livestream

Dita jonë