Parcela me kanabis në territor, pezullohen krerët e policisë së Vlorës dhe Himarës

policia vlore 600x338

Parcelat e kultivuara me kanabis sative, e zbuluara ditët e fundit në qarkun e Vlorës kanë sjellë pezullimin nga detyra të drejtuesit të komisariatit të Vlorës, Edmond Pjetri dhe atij të Himarës, Arjan Tase.

Gjithashtu janë pezulluar dhe disa inspektorë zonash si dhe ka nisur procedimi dhe për disa zyrtarë të tjerë të policisë në këto dy komisariate.

Zyrtarët e lartë të policisë së dy qyteteve bregdetare dyshohet se nuk kanë krehur territorin që mbulojnë në të cilin janë konstatuar sasi të konsiderueshme bimësh narkotike gjatë një monitorimi nga ajri.