Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Publikohet lista e kombëtares, Reja lë jashtë emrat e mëdhenj, vjen portieri i Italisë U-19

Nga A2 CNN
3 Tetor 2020, 10:59 | Futboll

Trajneri i përfaqësueses, Edi Reja, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për miqësoren kundër Armenisë dhe

Reja ka lënë jashtë listës kapitenin Elseid Hysaj, por edhe emra të tjerë të rëndësishëm të skuadrës, si Odise Roshi, Armando Sadiku, Bekim Balaj dhe Sokol Cikalleshi. Risi në listë është portieri Marco Molla, 19-vjeçar, i cili ka qenë pjesë deri tani e përfaqësueses së Italisë U-19.

Mes prurjeve të tjera të reja janë edhe Jon Mersinaj, Albi Doka dhe Sherif Kallaku, ndërsa ka thërritur përsëri në skuadër Ermir Lenjanin dhe Florian Kamberin, të cilën nuk u lejuan nga klubet e tyre për dy ndeshjet e para të Nations League.

Shqipëria luan kundër Armenisë në Jerevan në 7 tetori, ndërsa 11 tetor viziton Kazakistanin, e më pas Lituaninë në 14, për dy ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve. Skuadra jonë renditet e dyta në grupin 4 të Ligës C, me 3 pikë pas dy ndeshjesh.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani