Shpërthen kamioni bombë në Afganistan, dhjetëra viktima

Untitled collage 7 1100x620

Shpërthimi i një kamioni bombë në provincën Nangarhar të Afganistanit shkaktoi 15 viktima dhe dhjetëra të plagosur, në një kohë që dhuna vijon të rritet pavarësisht bisedimeve për paqe që po zhvillohen mes qeverisë dhe talebanëve në Katar.

Një zëdhënës i qeverisë bëri me dije se numri i viktimave pritet të rritet edhe më tej për shkak të gjendjes së rëndë të shumë të plagosurve.

Deri tani asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë e sulmit, ndërkohë që autoritetet akuzojnë drejtpërdrejt talebanët.