“Situata është katastrofike”, viktima dhe shkatërrime nga moti i keq në Itali

Moti i keq ka goditur veriun e Italisë duke i marrë jetën të paktën dy personave, ndërsa ekziston frika për disa të tjerë të zhdukur.

Kryetari i komunës Limone Piemonte e ka përshkruar situatën si katastrofike. Një zjarrfikës ka ndërruar jetë në Aosta, ndërsa një tjetër person është konfirmuar i vdekur në Vercelli.

Përmbytjet shkaktuan dëme të mëdha, ku mes të tjerash shembën edhe dy ura.

Për situatën e rëndë reagoi edhe Presidenti italian Sergio Mattarella, i cili shprehur solidaritetin me familjet e viktimave. “Shpresoj në gjetjen e të gjithë personave të zhdukur”, shtoi Mattarella.

Ndërsa kryeministri Giuseppe Conte shkroi në “Facebook” se është në kontakt të vazhdueshëm me shefin e Mbrojtjes Civile. “Ne po monitorojmë situatën, në koordinim të plotë edhe me autoritetet lokale. Vëmendja e qeverisë është maksimale”, shkroi Conte.