U dëmtua nga tërmeti, 130 kg eksploziv për prishjen e pallatit në Durrës

WhatsApp Image 2020 10 03 at 10.39.42 AM 1100x620

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të prishë sot pasdite, me shpërthim të kontrolluar një pallat 12 katësh në Durrës.

Ky objekt u spostua gjatë tërmetit të nëntorit të kaluar dhe u klasifikua nga ekspertët si i pabanueshëm.

Sikurse bëhet me dije, për realizimin e shpërthimit, janë hapur në trupin e objektit 5 mijë vrima dhe do të përdoren 130 kilogramë lëndë eksplozive.

Vetëm pak ditë më parë, për dobësimin e strukturës së këtij pallati, IKMT kreu shpërthime të brëndshme.

Deri tani vetëm në Durrës, janë prishur rreth 100 objekte të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të vitit që lamë pas.