Vala e dytë në Spanjë, Madridi bëhet kryeqyteti i parë europian në izolim total

Madridi është kryeqyteti i parë Europian që rikthen izolimin për shkak të pandemisë koronavirus.

4.8 milionë banorët e tij dhe 9 qytete të tjera spanjolle do të duhet të respektojnë masa tepër strikte.

Që prej të shtunës qarkullimi i banorëve do të jetë tepër i reduktuar. Ata do të mund të lënë banesat vetëm në raste të domosdoshme. Palestrat, restorantet, baret dhe bizneset e tjera do të mbyllen më herët, ndërsa kapaciteti i tyre do të jetë i përgjysmuar.

Një maksimum prej 6 personash lejohet që të grumbullohen në çfarëdolloj situate. Këto masa kaq strikte janë kërkuar nga qeveria e Spanjës për të frenuar përhapjen e lartë tëpandemisë koronavirus.

Drejtuesit lokalë të Madridit tentuan të bllokojnë izolimin e ri në Gjykatë, me presidenten rajonale Izsabel Daiz Avuso që iu drejtua kryeministrit Pedro Sanchez me ironi duke I thënë: “faleminderit për kaosin”.

Këto kufizime pritet t’i kushtojnë kryeqytetit spanjoll 8 miliardë euro dëme në ekonomi. Shëndetësia spanjolle i konsideron masat tepër të nevojshme pasi në spitale është kthyer emergjenca me shtretërit e reanimacionit që pakësohen dita-ditës.