Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Banorët e një lagje eksperimentojnë tamponin e ri për COVID-19, rezultati në 15 minuta

Nga A2 CNN
4 Tetor 2020, 23:23 | Bota
Banorët e një lagje eksperimentojnë tamponin e ri për

Një test për COVID-19 që jep një rezultat 93% të sigurt, brenda 15 minutave.  Në Madrid, në lagjen Entrevias, autoritetet shëndetësore spanjolle po testojnë një tampon të ri, ku kampioni që analizohet merret nga hunda.

 Lagjja është një nga më të goditurat nga pandemia në kryeqytet, dhe do të jenë të gjithë banorët e saj që do të testohen, sipas një kalendari të përcaktuar.

Testi i ri, përtej kohës së shkurtër të përgjigjes, ka edhe një avantazh tjetër domethënës, kushton rreth 5 euro.

Në Spanjë të infektuarit me COVID-19 nga fillimi i pandemisë janë më shumë se 810 mijë, ndërkohë që janë 32 mijë viktimat.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli