Bashkëpunim me PD? Rama zbulon se çfarë do të bëjë nëse nuk merr votat e mjaftueshme në 25 prill

rama balla 1100x620

Kryeministri Edi Rama përjashtoi një bashkëpunim të mundshëm me Partinë Demokratike nëse në 25 prill nuk merr votat e nevojshme për të formuar i vetëm qeverinë.

“Ditën që shqiptarët nuk do të më besojnë mua që të jem në rolin e kryeministrit, unë do t’i përqafoj të gjithë shqiptarët me mirënjohje dhe do t’u them puna e mbarë atyre që do të marrin stafetën”, tha kreu i qeverisë.

Rama e bëri këtë deklaratë gjatë prezantimit të platformës së re digjitale të Partisë Socialiste, ku do të kenë akses të gjithë anëtarët e kësaj partie. Rama tha se me këtë platformë, krahas komunikimit dhe ndërveprimit, anëtarët do të mund të zgjedhin edhe deputetët përmes votës së tyre.