Bllokohet nga gurët aksi Bajram Curri-Valbonë, policia apel: Shmangni lëvizjet

gure tropoje 1100x620

Është e bllokuar nga rënia e gurëve aksi rrugor Bajram Curri-Valbonë, për shkak të rreshjeve të shiut, gjatë mbrëmjes.

Policia Rrugore u bën thirrje qytetareve dheturistëve që ndodhen në Tropojë, të shmagnin lëvizjen në këtë segment rrugore deri në një njoftim të dytë.

Shërbimet e Policisë si dhe firma kontraktuese po punon për hapjen e rrugës, ndërkohë që u bën thirrje qytetarëve që ndodhen në këtë aks të telefonojnë në numrin 129 nëse kanë nevojë për ndihmë.