Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Fyerjet ndaj Ramës, Majko i përgjigjet ministrit serb

Nga A2 CNN
4 Tetor 2020, 11:07 | Politikë

Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka publikuar foton e një gazete drejtuar  ministrin të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, ku në faqe të parë të së cilës shihen Sllobodan Millosheviç, Radovan Karaxhiç, dhe Ratko Mlladiç, të kërkuar për krime lufte.

Majko thotë se çmimi në kohë të vështira është më realisti dhe këtë çmim e kanë pasur 5 milionë dollarë.

“Duhet t’i kujtohet, besoj, se çmimi në kohë të vështira është ai më realisti. E kanë pasur 5 milionë dollarë!

Sot!… Edhe çmimin e biletës për të vajtur në Uashington duhet ta paguajnë vetë!”- shkruan ministri i Diasporës.

Reagimi i Majkos vjen pasi Aleksandër Vulin, përmes një komunikate në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes Serbe, e quajti kryeministrin Rama një njeri pa trudhe pa ide.

“Po publikoj një foto, si kujtesë historike, për Ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin, që po përdor fyerjen si “sport" në marrëdhënien me shqiptarët”- i përgjigjet Majko deklaratës së Vulin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani