Godet 39-vjeçarin me qytën e pistoletës, ndalohet polici i burgjeve

pistolete 1100x620

Një punonjës i Policisë së Burgjeve është shoqëruar sot në Komisariatin n.5 të kryeqytetit, pasi akuzohet se ka plagosur një shtetas 39-vjeçar pas një konflikti të çastit.

Ngjarja ka ndodhur në Paskuqan rreth orës 20.15, ku i akuzuari L.M, 49-vjeç, sipas dëshmive ka goditur me qytën e pistoletës së tij të shërbimit shtetasin A.D, duke i shkaktuar dëme të lehta që janë mjekuar.

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.