Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kodi Zgjedhor, Rama: Kuvendi do të miratojë ndryshimet. S'jam më shërbëtor i Bashës

Nga A2 CNN
4 Tetor 2020, 15:19 | Politikë
Kodi Zgjedhor, Rama:  Kuvendi do të miratojë ndryshimet. S'jam

“Do të votohet nesër në Parlament”. Sipas llogarive të Edi Ramës, të hënën mazhoranca do të ketë të paktën 3/5 e votave për të ndryshuar ligjin elektoral. Bindjen e mbështet te përulësia, sipas tij, që shumica i ka treguar opozitës jashtëparlamentare, por fjalën e fundit e thotë Kuvendi. 

“Shumica që vendos dhe vulos është shumica kushtetuese në Parlament”, theksoi Rama.

Nën çatinë e shtëpisë së tij politike, Edi Rama nuk e kurseu Ilir Metën as “live” e as në rrjetet sociale, për të cilin tha se ndihej i turpëruar nga retorika e politizuar e Presidentit.

https://a2news.com/2020/10/04/kodi-i-ri-zgjedhor-miratimi-ne-kuvend-pd-lsi-shkel-rekomandimet-e-osbe-odihr/

Bindjen se Partia Socialiste do të marrë edhe një mandat, shefi i Selisë Rozë thotë se e ka të fortifikuar. Por, nëse kjo ngrehinë e tij do të shembet, ai përjashtoi një aleancë PS-PD për të mbajtur në këmbë pushtetin: “Ditën që shqiptarët nuk do të më besojnë mua që të jem në rolin e kryeministrit, unë do t’i përqafoj të gjithë shqiptarët me mirënjohje dhe do t’u them puna e mbarë atyre që do të marrin stafetën”.

Me ironi shpërfilli edhe ftesën për debat publik me Lulzim Bashën.

https://a2news.com/2020/10/04/gjiknuri-i-pergjigjet-opozites-per-kodin-modeli-italian-nuk-ka-lidhje-me-sistemin-shqiptar/

Këtë të dielë, Rama prezantoi edhe platformën për vlerësimin e deputetit, ku çdo anëtar i Partisë Socialiste do të ketë një fjalëkalim personal unik për t’i dhënë notën ngelëse ose kaluese deputetit të qarkut. Ky, sipas Ramës, do të jetë një proces transparent, i pakrahasueshëm me skandalet, sipas tij, që po bën PD-ja nëpër qytete.

Pas deputetëve, radha e vlerësimit do t’i vijë ministrave, për të cilët Rama nuk mohoi edhe shkarkimet në bazë të performancës së gjithësecilit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë