Meta publikon videon e 20 viteve më parë, apel Ramës: Koha për frymë të re është tani

meta rama 1100x620

Presidenti Meta publikon videon e 20 viteve më parë, kur Rama vlerësonte punën e kryeminsitrit të asaj kohe Ilir Meta. Përmes saj kreu i shtetit i drejton një apel publik kryeministrit Rama një ditë para votimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Kreu i Shtetit i kërkon edhe kryeministrit që të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit dhe të pranojë hapjen e listave, ndërsa thekson se është koha për një frymë të re dhe për një bashkëjetesë qytetare dhe evropiane.

Postimi i Presidentit Meta:

Edi, faleminderit për fjalët e mira që ke thënë për mua 20 vite më parë dhe që m’i thua gjithmonë kur takohemi nga afër.

E di vetë ti!

Por nesër është një ditë e rëndësishme për shqiptarët, ndaj të lutem mos dëgjo më bandat dhe oligarkët se nuk ja u ka parë kush hajrin!

Koha për një FRYMË TË RE, për një bashkëjetesë qytetare dhe europiane, është tani!

Respekto Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe të lutem hapi listat, për socialistët në radhë të parë dhe për të gjithë shqiptarët.

Përgjigjet Rama: S’u heq asnjë presje atyre ç’kam thënë

Kryeministri Edi Rama u përgjigj në Twitter në këtë mënyrë: “Ilir unë s’u heq asnjë presje atyre ç’kam thënë e s’kam asnjë arsye të shqetësohem ç’do mendojë nesër kush do lexojë fjalimet e shkrimet dhe do shohë intervistat e mia, përkundrazi! Po shqiptarëve sot ti duhet t’ua thuash çfarë borxhi të kanë që s’pushon së ngatërruari dynjanë”.