Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Milani fiton 3-0 dhe merr kreun e Serie A

Nga A2 CNN
4 Tetor 2020, 20:19 | Futboll
Milani fiton 3-0 dhe merr kreun e Serie A

Gjatë viteve të fundit, asocimi midis një emri legjendar si Milani dhe kreut të Serie A ishte shndërruar në një histori që pak kishte të bënte me përditshmërinë e ekipit.

Por sezoni i sapofilluar duket krejt ndryshe për kuqezinjtë të drejtuar nga Stefano Pioli.

Edhe pse të lodhur pas sfidës së gjatë në Europa League me Rio Ave dhe e fituar falë penalltive, milanezët treguan një formë shumë të mirë duke mundur me rezultatin 3-0 ekipin e sapo ngjitur në kampionatin elitar italian, Spezia.

Golat u shënuan nga Teo Hernandez, gjithmonë më i rëndësishëm për ekipin, dhe nga Leao, që me dygolshin e tij bëri të harrohet, për një ditë, Ibrahimovici ende nën masat e sigurisë për pozitivitetin ndaj COVID-19.

Milani ndodhet kështu në krye të kampionatit me tre fitore në tre gara, si një tjetër ekip zikaltër por që nuk janë “kushërinjtë” e  Interit, por Atalanta  e mrekullive.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë