Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Në fushë del vetëm Juve, Napoli nuk paraqitet dhe rrezikon humbjen 3-0

Nga A2 CNN
4 Tetor 2020, 22:59 | Futboll
Në fushë del vetëm Juve, Napoli nuk paraqitet dhe rrezikon

Ashtu siç pritej, ekipi i Napolit nuk u paraqit në “Juventus Stadium” të Torinos, për shkak të masave kundër COVID-19, që sipas drejtuesve napolitanë i pengonte të udhëtonin.

Një vendim ky që rrezikon fillimin e polemikave në Serie A, si dhe një precedent që mund të përsëritet në javët në vijim, kur numri i futbollistëve me COVID-19 mund të rritet ndjeshëm.

Lojtarët e Juventusit u paraqiten rregullisht në fushë, ku arbitri priti 30 minuta napolitanët, dhe më pas deklaroi të mbyllur ndeshjen që nuk filloi kurrë.

Napoli aktualisht ka dy lojtarë me COVID-19, Zielinski dhe Elmas, pas ndeshjes ku u përballën me ekipin e Genoa-s, vatra më e nxehtë e futbollit italian me 22 të infektuar.

Sipas Ligës së Serisë A, ndeshja Juventus-Napoli mund të zhvillohej rregullisht, por drejtuesit e ekipit nga Kampania u bazuan te protokolli i autoriteteve shëndetësore të rajonit, që pengojnë udhëtime në rast pozitiviteti.

Të martën pritet vendimi i Gjykatës Sportive mbi rezultatin e ndeshjes, ku mundësitë e një rezultati 3-0 në tavolinë për Juventusin janë të larta, edhe pse do të pasohet nga një apel i ekipit të Rino Gattusos.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu