Ngrohja globale u bën mirë disa arinjve polarë, por jo përgjithmonë

ari polar 600x338

Së bashku me shumë specie që përjetojnë pasojat katastrofike të ngrohjes globale, ka edhe nga ata që përfitojnë (të paktën për momentin) është një pjesë e arinjve polarë në Groenlandë.

Ngrohja globale po krijon dëme të mëdha në të gjithë planetin, dhe ky nuk është më as lajm dhe as zbulim. Viktimat e para të rritjes së temperaturave janë ato specie që jetojnë në zonat më të ftohta të planetit, ku akulli dikur shumëvjeçar po shkrihet dhe derdhet në det, duke prishur ekosistemin dhe duke vendosur në vështirësi të veçanta kafshët si ariu polar, mbijetesa e të cilit varet drejtpërdrejt nga prania e akullit.

MË PAK AKULL, MË SHUMË USHQIM. Sidoqoftë, në Gjirin Kane, midis Kanadasë dhe Greonlandës, ekziston një popullsi e vogël e “Ursus arctos” që në mënyrë paradoksale po përfiton nga ngrohja globale, siç tregohet nga një studim i ri i botuar në “Global Change Biology”, që shpjegon pse shkrirja e akullit po krijon një situatë të favorshme për ata që jetojnë në atë anë të detit.

Studimi përfshiu rreth 300 arinj polarë që banonin në Gjirin Kane, një numër që duket i ulët, por përfaqëson në të vërtetë 1% të popullsisë së botës të kësaj specie. Këto kafshë janë mesatarisht më mirë (për sa i përket shëndetit, peshës trupore, masës dhjamore dhe disponueshmërisë së ushqimit) sesa ishin në vitet 1990. Arsyeja duhet të gjendet në pasojat e shkrirjes së akullit, mungesa lejon që një sasi më e madhe e dritës së diellit të arrijë në sipërfaqen e oqeanit, duke rritur kështu produktivitetin. Pa akull të përhershëm, ose më mirë me një cikël të formimit dhe shkrirjes së akullit që është bërë çdo vit, me pak fjalë, arinjtë polarë të Gjirit të Kane kanë një disponueshmëri më të madhe të ushqimit, sesa kishin njëzet vjet më pare, një lajm që duket i mirë, por në të vërtetë nuk është.

KU QENDRON PROBLEMI? Kjo situatë që tani për tani po bën që ekzemplarët e Gjirit të Kane të lulëzojnë është e përkohshme; me kalimin e viteve këto kafshë do të vuajnë gjithashtu pasojat e ngrohjes globale, që janë duke kërcënuar arinjtë polarë në të gjithë botën, të cilëve akulli “i qëndrueshëm” u shërben si një platformë gjuetie, dhe mungesa e të cilave shkakton agjërim të detyruar dhe madje rrezikun e ngordhjes nga uria.

Autori i studimit Kristin Laidre shpjegon se kjo popullatë do të jetë e fundit që do të vuajë efektet e ngrohjes globale dhe bollëku i ushqimit që arinjtë po përjetojnë vitet e fundit, së shpejti do të shndërrohet në mungesë, siç po ndodh në pjesën tjetër të botës.