Një i vdekur dhe disa të plagosur, momenti shokues kur raftet e larta të një supermarketi bien mbi njëri-tjetrin

Raftet e larta të një supermarketi në Brazil kanë rënë mbi njëri-tjetrin në një efekt domino që shkaktoi vdekjen e një punonjësi dhe plagosjen e 8 të tjerëve.

Ishin klientët dhe punonjësit e tjerë ata që ndihmuan në nxjerrjen e të plagosurve nga poshtë produkteve.

Më pas, policët dhe zjarrfikësit nisën një operacion për kërkimin e personave të tjerë që mund të kishin mbetur poshtë rafteve të rrëzuara. Operacioni zgjati 11 orë dhe fatmirësisht nuk u gjetën të tjerë viktima.

Po hetohet për shkakun e këtij aksidenti, por dyshohet se një nga makineritë që ngrenë mallra mund të ketë shkaktuar tragjedinë.