“Nuk pushon kurrë”, Shtëpia e Bardhë poston foto të Donald Trump duke punuar nga spitali

trump puna 1100x620

Shtëpia e Bardhë ka postuar dy foto të shtunën në mbrëmje ku shihet Presidenti amerikan Donald Trump duke punuar nga spitali nga ku është shtruar pasi rezultoi me Covid-19.

Trump është fotografuar në suitën presidenciale të spitalit, duke punuar me shkresa.

“Nuk pushon kurrë”, shkroi në Twitter zëdhënësi i shtypit i Shtëpisë së Bardhë.

Edhe vetë Trump tha se ndihet “shumë më mirë” dhe se shpreson se “do të kthehet së shpejti” për të përfunduar fushatën, përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Në një video 4 minutëshe të postuar të shtunën në Twitter, Trump tha se ditët e ardhshme do të jenë “prova e vërtetë”, ndërsa i falënderoi të gjithë në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën për mbështetjen e tyre.