Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Rishikimi i "antishpifjes", KiE: Para miratimit, kthehuni për opinion te Venecia

Nga A2 CNN
4 Tetor 2020, 13:28 | Politikë
Rishikimi i "antishpifjes", KiE: Para miratimit, kthehuni për

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i sugjeron mazhorancës që të rikthehet për opinion tek Komisioni i Venecias përpara se të votojë në Parlament ndryshimet në ligjin e medias.

A2 kontaktoi përfaqësuesin për median në këtë institucion, i cili mohoi të ketë dijeni për draftin e ri mbi të cilin po punojnë socialistët, që nga ana tjetër pretendojnë se po konsultohen me ekspertë ndërkombëtarë.

https://a2news.com/2020/09/17/paketa-antishpifje-soreca-amendament-te-reflektojne-rekomandimet-e-venecias/

Mazhoranca garanton se po ecën në këtë drejtim, duke nisur me AMA-n dhe Këshillin e Ankesave, që do të përbëhet nga emra të pavarur dhe jo të mbëshetur politikisht.Por, opozita vijon të ketë skepticizmin e saj.

Kritikë e fortë e Venecias janë edhe gjobat e papërballueshme nga buxhetet e mediave “online”. Shumica konfirmon se do të ndërhyjë në draft për të ruajtur një proporcion me të ardhurat e medias së gjobitur.

https://a2news.com/2020/09/11/shoqeria-civile-thirrje-kuvendit-te-hiqet-dore-nga-ligji-antishpifje/

Përtej ndryshimeve në ligj, opozita këmbëngul në nevojën për vetërregullimin e medias. Vetërregullimi ishte gjithashtu pjesë e sugjerimeve të Venecias dhe tashmë 11 publikime “online” kanë krijuar Aleancën për Etikën në Media, duke zgjedhur edhe bordin që do të japë një listë rekomandimesh. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu