Shpejtësi dhe alkool, policia pezullon 23 leje drejtimi dhe arrestohen 6 drejtues

policia naten vlore 1100x620

Policia pezulluar 23 leje drejtimi në fundjavë gjatë monitorimit me radar në aksin rrugor Sauk-Teg, prej tyre 12 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Ndërkohë 6 drejtues mjetesh janë arrestuar, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 që drejtonin mjetet pa leje drejtimi.

Sipas policisë nga kontrolli me radar, janë regjistruar shpejtësi nga 151 km/h deri në 173 km/h.

“Për disa orë monitorim me Radar janë evidentuar shpejtësisë që varionin 151 km/h – 173 km/h në aksin Sauk – Teg, shpejtësi që vrasin jetën”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia njofton gjithashtu se pavarësisht kontrolleve ka shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë dhe me alkoolin në timon.