Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Subvencionet në bujqësi, ekspertët: 6% e buxhetit t’u shkojë fermerëve, shihni Kosovën

Nga A2 CNN
4 Tetor 2020, 13:52 | Sociale
Subvencionet në bujqësi, ekspertët: 6% e buxhetit t’u

Edhe pse në kohë pandemie, qeveria e Kosovës jo vetëm nuk i ka ndalur subvencionet direkte për fermerët, por ditët e fundit i dyfishoi fondet për këtë sektor.Nuk ndodh e njëjta gjë në Shqipëri.

Fermerët nuk përfituan nga paketat ndihmëse të qeverisë si bizneset e tjera. Ekspertët e bujqësisë thonë se kjo mungesë mbështetjeje nuk vjen nga pamundësia, por nga fakti se ky sektor nuk është në vëmendjen e ekzekutivit.

Sipas tyre, nuk funksionon filozofia se bujqësia është një sektor që mund të fuqizohet i vetëm.

Për kryetarin e Sindikatës së Fermerëve, qeveria po e mbështet me pikatore sektorin e bujqësisë, gjë e cila, sipas tij, sjell faliment dhe braktisje të plotë.

Në vendin tonë janë të regjistruar afro 45 mijë fermerë, nga të cilët 7 655 prej tyre aplikuan këtë vit për të përthithur 6 milionë euro fonde nga Ministria e Bujqësisë. Por, janë dhe mijëra fermerë të tjerë që punojnë në mënyrë informale. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani