Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Tabaku me bizneset e Njësisë 3: Shqipëria në krizë të thellë, i vetmi shpëtim plani i PD-së

Nga A2 CNN
4 Tetor 2020, 14:40 | Politikë
Tabaku me bizneset e Njësisë 3: Shqipëria në krizë

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku është takuar sot me bizneset në Njësinë 3 në kryeqytet. Ajo ngre shqetësimin se ajo që sheh në terren është Shqipëria reale me krizën e pandemisë dhe të ekonomisë të thelluar.

“Shqipëria e krizës së pandemisë me konsumin e rënë, taksat e rritura dhe një mungesë të plotë përgjegjshmërie dhe përgjegjësie nga ana e qeverisë.

Kjo është Shqipëria reale, ajo e papunësisë, mbylljes së bizneseve, largimeve masive shumë ndryshe nga ajo e grafikëve me ngjyra që janë veçse në mendjet e pushtetarëve”- shprehet Tabaku.

Sipas saj taksat e larta që u merren qytetarëve, po iu jepen 5 personave në formën e PPP-ve dhe koncesioneve, bizneset mbyllen ndërkohë që malli ka mbetur i pashitur.

Për deputeten demokrate, rrugëdalja nga kriza është plani i rimëkëmbjes i PD-së.

“Një alternativë me një vizion të qartë në shërbim të sipërmarrjes dhe jo oligarkëve. Një ofertë jo vetëm për shqiptarët që të dalin nga ky tunel por edhe për qeverinë që të mos agravojë situatën deri në Prillin 2021 ku shqiptarët do t’i japin përgjigjen e duhur neglizhencës dhe arrogancës”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani