Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Vijojnë protestat në Bjellorusi, policia arreston dhjetëra persona

Nga A2 CNN
4 Tetor 2020, 17:41 | Bota

Janë tashmë rutinë e përjavshme protestat në Minsk të Bjellorusisë, ku njerëzit në mbështetje të opozitës dalin në rrugë dhe kërkojnë dorëheqjen e presidentit Lukashenko duke i cilësuar të manipuluara votimet e 9 gushtit që e rikonfirmuan në krye të vendit.

Dhjetëra të arrestuarit ditën e sotme, gjatë protestave që u zhvilluan. Policia u ndihmua nga forcat e ushtrisë për të shoqëruar protestuesit ndaj të cilëve u përdor gaz lotsjellës. 

https://a2news.com/2020/09/15/be-nuk-e-njeh-lukashenkon-si-president-te-bjellorusise/

Protestat në vendin ish-sovjetik nisën pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, që u konsideruan gjerësisht si të manipuluara. Nga ajo datë, çdo të diel mijëra qytetarë pushtojnë rrugët e qyteteve kryesore të Bjellorusisë duke kërkuar dorëheqjen e Lukashenkos.

A2 CNN Livestream

Dita jonë