Zgjedhjet e 25 prillit, Mediu mbledh Këshillin Politik: Të marrim përgjegjësi për rikthimin e shpresës

Partia Republikane ka formuar Këshillin Politik, ku do të diskutohen idetë, platforma dhe programe për zgjedhjet e ardhshme nga fusha të ndryshme të jetës shoqërore dhe akademike.

Diskutimi i parë me kryetarin Mediu dhe anëtarët e kryesisë ishte mbi idetë për boshtin e fushatës dhe programin elektoral të republikanëve, ku fokusi sipas kreut të PR-së janë përpjekjet për ndërtimin e shpresës në vend.

“Sot duhet të marim një përgjegjësi tjetër, e cila veç historisë dhe njerëzve që bën atë ka nevojë për intelektuale të rinj që i bashkohen vlerave te djathta, Partisë Republikane në përpjekjen jo të thjeshtë për të larguar të keqen e Rilindjes së Ramës, por për të ndërtuar shpresën për Shqipërinë Evropiane” , u shpreh Mediu në mbledhjen e parë të këshillit politik të kësaj partie.