Zjarr në pyjet e Pogradecit, shuhet me mjete rrethanore

Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme një sipërfaqe pyjore, zonë e mbrojtur me pisha, në zonën e Pojskës, në Pogradec. Zjarri, i cili sipas të dhënave ka qenë aksidental, ka djegur një sipërfaqe prej  0.5 ha me pishë.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikës dhe punonjës të Agjencisë së Zonave të mbrojtura, të cilët falë ndërhyrjes  në kohë kanë shuar zjarrin përpara se të përhapej më shumë.  

Sipas dëshmive, zona ishte e karakterizuar nga terreni malor ku mjetet nuk mund të futeshin, diçka që ka shtrënguar zjarrfikësit të punojnë me mjete rrethanore.