11 klandestinë në makinë, pranga 36-vjeçarit

1es 600x338

Një 36-vjeçar është vënë në pranga, ndërsa transportonte me makinën e tij disa emigrantë të paligjshëm.

Ai u kap në afërsi të fshatit Burimas, Maliq, duke transportuar me mjetin tip “Ford” 11 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Sikurse njofton policia, u shpallën në kërkim edhe shtetasit R. I., 29 vjeç dhe A. D., 27 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Durrës, të cilët dyshohen se janë të implikuar në këtë ngjarje si bashkëpunëtorë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.