Abuzimet me paranë publike, KLSH zbulon dëme dhe shkelje me vlerë 35.8 milionë euro

Menaxhimi i parasë publike çalon edhe atëherë kur çdo qindarkë vlen. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar për periudhën janar-qershor miliona euro dëm ndaj buxhetit. Humbjet direkte, si pasojë e shkeljeve në fushën e tatimeve, doganave, koncesioneve, si dhe shpenzimeve të administratës kapin vlerën e 17.5 milionë eurove.

Këtyre u shtohen 18.3 milionë euro të shpenzuara në mënyrë të parregullt ose ineficiente. Si gjithmonë, shkelja më e madhe vjen në fushën e tenderave.

“Shkeljet më të mëdha janë në tenderat publike, tenderuesit më të mëdhenj janë të dyshuarit e zakonshëm, por nuk duhet të nënvlerësohen edhe tenderat me shëndetësinë publike, sidomos në tenderat ku abuzimi mund të ketë qenë më i lartë në periudhën mars-maj, ku patëm edhe bllokimin total”, thotë për A2,  Fatos Çoçoli, ekspert për ekonominë.

Fatos Çoçoli, ekspert për ekonominë.

Bazuar mbi këto shkelje, KLSH u ka dërguar institucioneve të audituara afërsisht 1 mijë rekomandime për masa disiplinore, administrative dhe organizative; si edhe 8 kallëzime dhe indicie penale për shkelësit. Masa që në të shkuarën nuk janë përkthyer në ndëshkimin e përgjegjësve.

Institucionet me dëmin ekonomik më të madh për periudhën rezultojnë Agjencia e Kadastrës Sarandë, Dega e Doganës Durrës, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara dhe Bashkia e Rrogozhinës.

  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 241 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 241 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 241 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit