Caktohet data dhe vendi i Asamblesë Kombëtare të PS

selia PS 1100x620

Partia Socialiste do të zhvillojë, këtë të premte, mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të saj.

Burime për A2, bëjnë me dije se mbledhja e asamblesë së PS do të mbahet në datë, 9 tetor, në orën 15:00. Vendi i përzgjedhur është Amfiteatri te Liqeni Artificial.

Një pjesë të diskutimeve në këtë Asamble pritet ta zënë përgatitjet për fushatën elektorale, ku kryeministrin Rama synon një mandat të tretë në krye të qeverisë.