Çmimi Nobel në Mjekësi u jepet shkencëtarëve që zbuluan Hepatitin C

1 19 600x338

Çmimi Nobel në Mjekësi i është dhënë shkencëtarëve, Harvey J. Alter, Michael Houghton dhe Charles M. Rice “për zbulimin e virusit të Hepatitit C”.

Asambleja Nobel tha në një njoftim për shtyp të hënën se tre shkencëtarët “bënë zbulime thelbësore që çuan në identifikimin e një virusi të ri”.

Akademia njoftoi se treshja kishte “dhënë një kontribut vendimtar në luftën kundër hepatitit të transmetuar nga gjaku, një problem i madh global shëndetësor që shkakton cirrozë dhe kancer të mëlçisë te njerëz të ndryshëm në të gjithë botën”.

“Kjo është vonuar shumë. Hepatiti C ka shkaktuar po aq vdekje, në mos më shumë, se pandemia aktuale e koronavirusit. Ishte një problem i madh dhe kjo (punë) ishte një hap i madh përpara ”, u shpreh profesori, Gilbert Thompson.

Studimet metodike të hepatitit të lidhur me transfuzionin, nga shkencëtari amerikan Alter demonstruan se një virus i panjohur ishte shkak i zakonshëm i hepatitit kronik.

Houghton, një shkencëtar britanik, përdori një strategji të paprovuar për të izoluar gjenomën e virusit të ri që u quajt, Hepatiti C.

Ndërkohë, Rajs, një tjetër amerikan, siguroi provat e fundit që tregojnë se virusi i hepatitit C vetëm mund të shkaktojë hepatit.