Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Debati mes deputetëve rrezikon të degjenerojë në konflikt fizik

Nga A2 CNN
5 Tetor 2020, 12:13 | Kapur në kamera
Debati mes deputetëve rrezikon të degjenerojë në konflikt

Një debat i pazakontë ka ndodhur në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë mes deputetit të opozitës, Halit Valteri, dhe atij të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, që rrezikoi të përshkallëzohej edhe në konflikt fizik mes të dyve.

Valteri ishte ai që doli jashtë sallës duke kërkuar pikërisht Gjiknurin, dhe pasi filloi të debatonte me të në lulishten e Kuvendit duke i drejtuar gishtin, u përpoq ta qëllonte me shpullë. Pasi shkëputet për një moment, Valteri afrohet sërish dhe përpiqet ta godasë Gjiknurin, por aty ndërhyjnë disa persona të tjerë për të ndaluar përshkallëzimin e sherrit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani