Dy viktima dhe 43 raste të reja nga koronavirusi Kosovë

kosove covid 1100x620

Dy viktima dhe 41 raste të reja pozitive në 654 testime janë regjistruar në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Kosovë.

Sipas IKSHK-së dy viktimat janë përkatësisht një nga spitali i Prizrenit dhe tjetri nga spitali i Gjilanit, ndërsa numri total i viktimave shkon në 632.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 73 persona duke e çuar në 13,929 raste numrin total të të shëruarve, kurse numri i rasteve aktive është 1,294.

Rastet pozitive janë nga komuna e Prishtinës 11 raste, komuna e Gjilanit 9 raste, komuna e Gjakovës 6 raste, komuna e Vitisë 4 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Pejës 3 raste dhe me nga 1 rast Deçan, Kamenicë, Klinë, Podujevë dhe Skenderaj.

IKSHK apelon për zbatimin e protokollit të sigurisë dhe higjienës.