Hap prapa për Dermakun, Parma e shet në Serinë B

romelu lukaku kastriot dermaku inter parma 2019 p78tmagzhck11kq89vq3bp2ok 1100x620

Përfundon aventura te Parma për mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare, Kastriot Dermaku.

Ekipi i Lecce-s, i cili ndodhet në Serinë B të Italisë, lajmëroi pasditen e së hënës se ka arritur të marrë shërbimet e gjigantit shqiptar me detyrim shkëmbimi nëse rikthehen në Serinë A.

Tashmë 28-vjeçari nis një eksperiencë të re në Itali edhe pse aktivizimi në Serinë B mund të quhet fare mirë një hap pas në karrierën e tij.