Sondazh: A duhet prindërit të publikojnë fotot e fëmijëve në rrjetet sociale?
  • Po 8%
  • Jo 92%

Ish-kryetari i KQZ zgjidhet Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve

Nga A2 CNN
5 Tetor 2020, 14:17 | Politikë
Ish-kryetari i KQZ zgjidhet Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, zgjidhet në postin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. Me 106 vota pro të marra në parlament, Celibashi do të mbajë postin më të lartë në institucionet e reja zgjedhore, që buruan nga marrëveshja e 5 qershorit mes socialistëve dhe opozitës jashtëparlamentare.

Pasi drejtoi KQZ-në në periudhën 2001-2006, Celibashi u zgjodh deputet i Partisë Socialiste në vitin 2013 për qarkun e Fierit.

Në listën paraprake në Komisionin e Posaçëm për këtë post ishte edhe Ilir Rusmali, ish-ministër i Drejtësisë, por emri i tij u eliminua nga i dërguari i posaçëm i opozitës jashtëparlamentar Oerd Bylykbashi.

Në postin në Nënkomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, që sipas marrëveshjes propozohej nga opozita, u zgjodh Lealba Pelinku, drejtuese e departamentit të antikorrupsionit pranë PD, e cila mori 105 vota pro.

Me 107 vota, anëtarët e Komisionit Rregullator të Zgjedhjeve, Ilirjana Nako, Dritan Caka, Arens Çela, Muharrem Çakaj, dhe Helga Vukaj. Ndërsa shkalla e tretë e ankimimit, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, do të përbehet nga Ilirjan Rusmali, Elvin Lako, Koli Bele, Elvis Cefa, Ledio Braho.

Ditari A2 CNN