Kalorësja bën histori në Francë, jep mesazh për të gjitha nënat

france 600x338

Jessica Marcialis, hyri në histori duke u bërë kalorësja e parë femër që fiton një garë të “Grupit Një” në Francë.

Italiania, e cila rifilloi karrierën e saj, si garuese, pasi u bë nënë, kaloi vijën e finishit dhe u prit me duartrokitje të forta pasi fitoi Çmimin e Katarit, Marcel Boussac.

30-vjeçarja festoi me familjen e saj dhe ndau një mesazh frymëzues për nënat në të gjithë botën.

“Është e pabesueshme. Nuk kam fjalë.” i tha ajo Sky Sports Racing, ndërsa mbante në krahë të birin.

“Unë dua t’iu them të gjitha nënave: Ne mund t’ia dalim. Jini të forta!”

Marcialis, e cila vjen nga një familje kalorësish, ka dalë nga grupi i amatorëve dhe po bën karrierë në Francë.