Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kaos në burgje, grevë urie dhe tension në Peqin, Lezhë dhe Shkodër

Nga A2 CNN
5 Tetor 2020, 19:59 | Kronikë
Kaos në burgje, grevë urie dhe tension në Peqin, Lezhë dhe

Zbatimi i masave “covid” në burgjet e vendit ka ngjallur pakënaqësi të forta tek të burgosurit dhe të paraburgosurit. Pengimi i futjes së bulmetit dhe produkteve të mishit nga familjarët, kufizimi i takimeve, si edhe pretendimet e të dënuarve për mohim të drejtash të ligjshme kanë kulmuar me nënshkrimin e një peticioni me 13 kërkesa, si edhe refuzimin e ushqimit të burgut nga më shumë se 200 prej tyre.

Burime jozyrtare bënë me dije se ushqimi është refuzuar nga të dënuarit në burgun e Peqinit dhe atë të Shënkollit në Lezhë. Interesimi i A2 te Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për një reagim apo qëndrim institucional për situatën, nuk mori asnjë përgjigje.

Firmëtari i parë i peticionit, drejtuar Ministrit të Drejtësisë, Drejtorisë së Burgjeve, Prokurorit të Përgjithshëm dhe për dijeni gjithë krerëve të shtetit është Verdi Morava. Familjarë e tij i thanë A2 se menjëherë pas dërgimit të peticionit, institucioneve autoritetet e burgut e kanë mbyllur në izolim për 3 muaj, pa i dhënë asnjë shpjegim.

Në listën e kërkesave të të dënuarve është amnistia e përgjithshme, përcaktimi me vite i dënimit të përjetshëm me 20 vite, aplikimin e lirimit pas 3/5 të dënimit, reduktimin e kostove të telefonit, rregullimin me ligj të çmimeve në dyqanet brenda burgut, si edhe largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

Burime jozyrtare kanë pohuar se të dënuarit e burgut të Peqinit dhe të Shën Kollit nuk kanë pranuar të takojnë grupin e punës të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Ata kanë marrë kontakt vetëm me përfaqësuesit e Avokatit të Popullit, të cilët kanë bërë një inspektim gjatë ditëve të fundit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë